Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Ndërroi jetë dyerve të spitaleve, të rinjtë e FRPD-së protestë-homazh para kryeministrisë për 53-vjeçarin: Ne na lënë shëndetësi falas, vetë marrin charterin e ikin jashtë!

Një grup të rinjsh të Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe studentë të mjekësisë kanë zhvilluar një protestë homazh për pak minuta përpara selisë së Kryeministrisë.

Të rinjtë kanë ndezur qirinj për 53 vjeçarin Lutfi Çekirri, i cili humbi jetën pas sorollatjes nëpër spitale pa marrë kurën e duhur, gjë të cilin i ndjeri e denoncoi një ditë para se të ndërronte jetë në Fax News.

Belind Këlliçi tha se ishin atje me studentë të mjekësisë për të ndezur qirinj për vdekjen e 53 vjeçarit Lutfi Çekirit.

“Kemi ardhur sot këtu me studentët të Fakultetit të Mjekësisë. Kemi ardhur me të rinjtë për të nderuar Lutfi Çekiri, sepse ajo që i ndodhi atij mund t’i ndodh secilit prej nesh. Kjo qeveria dhe ky kryeministër nuk na llogarisin fare.

Kjo allasoj shëndetësi falas është për të majtë dhe të djathtë. Ajo që i ndodhi Lutfi Çekirit, nuk mund t’i ndodhi Edi Ramës sepse kur u ndodh marrin charterin drejt Stambollit apo Romës dhe këtë shëndetësinë falas na e lënë ne. Jemi rreth 40 të rinj që jemi mbledhur për të ndezur qirinj”- tha Këlliçi.

Për dy ditë me radhë, siç kanë deklaruar familjarët për Fax News, atij nuk i është dhënë ndihmë, duke ndërruar jetë ditën e tretë.

(M.Q/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *