Situata e coronavirusit ka bërë që edhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të zhvilloj një mbledhje, e cila sapo ka përfunduar, në të cilën janë vendosur masat që do të merren nëpër të gjitha burgjet e vendit.
Zyrtarisht, burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve konfirmojnë për Fax News se është vendosur të mos pezullohen takimet me familjarët.
Ndërkohë, po përgatiten ambjentet në gjitha burgjet, së bashku me ekipet mjekësore, të cilët do të zhvillojnë kontrolle tek të gjithë të burgosurit, edhe pse nuk ka ndonjë rast konkret të paraqitur tek ndonjë prej të burgosurve.
Kontrolle do të ketë edhe për të gjithë familjarët që do shkojnë për takim. Burimet saktësojnë se DPB ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të përballuar situatën e krijuar.
(E.K/Faxweb.al)