Ish-kryeministri francez Francois Fillon është shpallur fájtor për përvetësim të fondeve publike në një skándal të punëve të rrème që shkátërruan kandidimin e tij për vitin 2017 për president dhe hapën derën e Pallatit Elysee për Emmanuel Macron.
Gjykata Franceze dènoi gjithashtu gruan e Fillonit, Penelope, për bashkëpunim për përvetësim dhe fshèhje të parave publike. Fillon, 65 vjeç dhe gruaja e tij Penelope, e cila është me origjinë nga Uellsi, kishin mohuar çdo kèqbërje duke i siguruar një vend punë kësaj të fundit në mënyrë të palígjshme.
Politikani i tùrpëruar u dènua me pesë vjet bùrg, me tre prej tyre të pezulluar, dhe gjòbiti 375,000 € (afërsisht 343,310 £) për krimin. Ai gjithashtu është ndáluar të kandidojë në ndonjë zgjedhje për dekadën e ardhshme.
Penelope iu dha një dènim me kusht tre vjet dhe u gjòbit me të njëjtën shumë si burri i saj. Gjyqtarët në Gjykatën Korrektuese të Parisit vendosën që çifti kishte krijuar një vend pune të rrème që paguanin Penelope qindra mijëra euro si ndihmësin e tij në parlament.
Kryetari i gjykatës lexoi vendimin e gjykatës, i cili përcaktoi se “pagesa ishte në përpjesëtim me punën e bërë”. “Zonja Fillon u punësua për një pozicion që ishte pa përdorim,” tha ajo.
Sipas raporteve rezultonte se Fillon i kishte akorduar një rrogë të majme të shoqes prej vitit 1998 deri në vitin 2013, duke e vendosur si ndihmësen e tij në parlament. Po ashtu ai kishte punësuar edhe dy fëmijët e tij si asistent parlamentar gjatë kohës që ishte senator, 2005 deri në 2007, duke i paguar rreth 117,000 €.
Fillon kishte qenë pararendësi në garën zgjedhore në Francë kur pretendimet për pagesa dolën në dritë. Ai i rezistoi prèsionit të partisë për t’u larguar dhe u elíminua në raundin e parë të votave në atë kohë. Ai kishte qenë kryeministri i vendit nga 2007 deri në 2012.
Roli i Penelope tërhoqi shumë vëmendje gjatë gjyqit këtë vit, i cili u përqëndrua në përcaktimin nëse aktivitetet e saj ishin në rolin tradicional të partnerit të zgjedhur të një zyrtari, ose nëse ai përfshin ndonjë punë aktuale të paguar.
Gjatë gjyqit, shpjegoi se ajo vendosi të mbështesë karrierën e Fillonit kur ai u zgjodh për herë të parë si ligjvënës francez në 1981, në qytetin rurale Sable-sur-Sarthe.
Ajo tha se asaj iu ofruan lloje të ndryshme të kontratave si asistente parlamentare dhe e përshkroi punën e saj si më së shumti duke shkruar raporte për çështje lokale, hapjen e postës, takimin me banorët dhe ndihmon në përgatitjen e fjalimeve për ngjarjet lokale.
Burri i saj ishte ai që vendosi detajet e kontratave të saj, shtoi ajo. Prokurorët denòncuan “praktika máshtruese, sistematike”, duke treguar mungesën e provave aktuale të punës së saj, duke përfshirë mungesën e deklaratave për çdo pushim të paguar ose pushim të lehonisë, pasi pagat e saj arritën deri në nëntë herë paga minimale e Francës.
(F.GJ/FAXWEB.AL)