Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Shqiptari kthehet duarplot pas bllokimit në Francë, fiton 100.020 euro në lotari (FOTO)

Në situatën e krijuar prej pandemisë shumë shqiptarë kanë mbetur në shtete të ndryshme të botës në pritje të një mundësie për t’u rikthyer përsëri. Rasti i tillë është edhe për një 27-vjeçar nga Shkodra i cili prej muajsh ka mbetur në Francë prej mbylljes së kufijve ndërsa më në fund ka mundur të presë biletën e rikthimit në atdhe.

Por nuk po kthehet duarbosh. 27-vjeçari tregon se doli për të blerë një paketë cigare dhe po ashtu edhe një biletë fati prej 5 eurosh ndërsa ka fituar kështu një lotari të majme prej 100.020 eurosh. Thonë që leku shkon te leku po e fukarai ka riskun e vet. Kështu thotë ai.

“Kam fituar sot me 5€ 100.020€ ne Franc. Jam nje djal 27 vjeç nga Shkodra qe kam ardhur ne Franc para disa muajsh por për shkak te mbylljeve te kufive kam met i bllokuar ne Franc kam prer bileten e avjonit per neser Paris – Tiran dola per me ble një paket duhan bleva edhe nji gervisht 5€ e fitova 100.020 €.Thojn se leku shkon te leku por edhe fukarai ka rriskun e vet”, shkruan qytetari tek JOQ Albania.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *