Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Franca pranë fundit të valës së dytë të COVID-19, shënon numrin më të ulët të infektimeve ditore

Falë karantinës kombëtare, Franca ia ka dalë edhe në betejën e valës së dytë të COVID-19-ës. 24-orëshi i fundit shënoi rreth 4 400 infektime ditore, çka tregon se rastet e reja kanë rënë në nivelin e Shtatorit para nisjes së valës së dytë, siç dallohet qartë edhe në këtë grafik.

Mediat franceze bëjnë të ditur se edhe presioni në spitale ka rënë ndjeshëm, krahasuar me periudhën e kulmit të 7 Nëntorit kur u shënua rekord prej rreth 87 mijë infektimesh ditore. Megjithatë autoritetet franceze ende nuk kanë përcaktuar një afat se kur do t’i japin fund karantinës, teksa festat e fundvitit po afrojnë. Franca ishte ndër vendet më të goditura në kontinent gjatë kësaj vale.

Vende si Italia dhe Gjermania kanë gati planet e masave për organizimin e lëvizjes për festat e fundvitit. Ditët e festave, bizneset do të jenë të hapura dhe do të lejohen aktivitetet festive. Në Itali nuk do të lejohen më shumë se 6 persona në të njëjtën tavolinë në restorante.

Ndërsa në Gjermani do të lejohen grumbullimet me maksimumi 10 pjesëmarrës. Të lejuara por të kufizuara, festimet e fundvitit do të jenë edhe në Britaninë e Madhe. Greqia parashikon që masat e karantinës kombëtare të qëndrojnë në fuqi edhe gjatë Dhjetorit, pasi shifrat vijojnë të jenë të larta. Ndërsa Rusia edhe këtë të martë shënoi një tjetër rekord negativ prej mbi 25 mijë infektimesh ditore.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *