Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

FOTOT+VIDEO/ Shembja e lokalit të Mihal Kokëdhimës, reagon IKMT: Objekti rreth 2 mijë metër katror pa leje

Forca të shumta të IKMT-së dhe të policisë kanë nisur aksionin mëngjesin e sotëm për të shembur bar-restorant “Panorma” në Porto-Palermo, në pronësi të Mihal Kokëdhimës, i cili dhunoi pak ditë më parë një grup turistësh spanjollë.

Ndërkaq Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka sqaruar dhe vendimin lidhur me nje aksion te tille.

Sipas IKMT restoranti “u ekspozua publikisht pas një skandali të pronarit me disa turistë spanjollë dhe dy shoqëruesit e tyre shqiptarë”.

IKMT bën të ditur se “Objekti rreth 2 mijë metër katror, i ndërtuar në një nga zonat më të bukura bregdetare të Shqipërisë, rezulton pa leje, ndërkohë që shfrytëzonte kundrejt pagesës edhe pjesën e plazhit”.

Mesohet se në këtë operacion, IKMT nuk ka hasur në kundërshtime të qytetarëve.

“Çdo veprim i saj ka qenë i koordinuar ngushtësisht me policinë e shtetit. Menjëherë pas përfundimit të këtij operacioni, IKMT do të vijojë punën në gjithë vijën bregdetare te vendit”- njofton IKMT.

Pamjet e tmerrshme të dhunimit të turistëve spanjollë nga pronari i lokalit “Panorama” Mihal Kokëdhima kanë bërë xhiron e rrjetit tashmë.

Fill pas këtij incidenti, në lokalin e Kokëdhimës në Porto Palermo të Himarës nisi verifikimi i dokumentacionit nëse është korrekt me ligjin.

Policia, pasi arrestoi 51 vjeçarin Kokëdhima, bllokoi aktivitetin në këtë ambient, pasi lokali rezultonte të ishte pa leje dhe me mungesë dokumentacioni.

Ndërkaq kujtojmë se Mihal Kokëdhima u gjykua me masën “arrest me burg” për dhunën e ushtruar ndaj turistëve spanjollë.

Gjatë dëshmisë së tij në Gjykatë, Kokëdhima u shpreh se ka qenë iu paarmatosur dhe se vetëm një celular kishte me vete, ndërsa ka ngulmuar se e gjithë jehona që i është dhënë ngjarjes ka prapavijë politike (lexo këtu dëshminë).

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *