AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Fotot me Presidentët, a veproi si Basha edhe Rama në 2012-tën? Kryeministri i dredhon pyetjes

Kontrata e lobimit të PD-së dhe hijet e dyshimit që e kanë përfshirë janë kthyer ditët e fundit në ‘’mollë sherri” mes palëve politike.

Kryeministri Edi Rama i pyetur dje për foton me Barak Obamën në vitin 2012 dhe rrethanat se si u realizua ajo u vu paksa në siklet.

Teksa po fliste për çështjen e dyshimeve nëse para ruse janë bërë pjesë e fushatës së lobimit të PD-së në SHBA, Rama u pyet për historinë e dënimit të shqiptaro-amerikanit Bilal Shehu.

Ky i fundit pranoi se kishte marrë 80 mijë euro nga një burim i huaj për të bërë të mundur pjesëmarrjen e Edi Ramës në një ceremoni për mbledhje fondesh ku ndodhej edhe Obama.

Dje Rama i bëri bisht pyetjes duke përsëritur se “ajo ngjarje nuk ngjan me foton që Basha ka bërë me Trump”.

“Rasti në fjalë është një rast i gabuar dhe i hetuar. Në rastin në fjalë, ai e ka pranuar fajin sepse nuk e njihte ligjin amerikan duke pranuar një pagesë nga jashtë dhe sot është një qytetar i lirë. Kjo nuk ka pasur të të bëjë me asnjë lloj financimi nga unë apo nga PS.

Ka emër dhe mbiemër personi që ka bërë shkeljen. Unë apo PS nuk kemi paguar kurrë për të bërë një foto. Është një çështje që nuk ka lidhje.

Nëse doni të vini shenjën e barazimit, por nuk është kështu. Bëhet fjalë për një gjë krejt tjetër sot. Këtu po bëhet fjalë për para të zezë” – tha Rama pa shpjeguar “kush ishte miku misterioz që pagoi 80 mijë dollarët të Bilal Shehu në mënyrë që Rama të hynte në ceremoninë e mbledhjes së fondeve.

(E.K/FAXWEB)

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *