Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Fotot/ Kush janë tre të rinjtë që humbën jetën në Fier. Mes tyre dhe shtetasja franceze

Janë identifikuar të tre viktimat e aksidentit tragjik që iu mori jetën 3 të rinjve në orët e para të mëngjesit të sotëm në Varibop të Fierit.

Ata janë dy djemtë xhaxhallarësh Fisnik dhe Agustin Murataj dhe një shtetase franceze, Noza Ahmout. Vajza ishte bashkëjetuesja e Fisnik Muratajt në shtetin grek, ndërsa në Shqipëri kishin ardhur për një gëzim familjar.

Më poshtë janë edhe fotot e viktimave, ndërsa policia në njoftimin e saj:

Në datën 09.04.2018, rreth orës 08:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Varibop, në kanalin me ujë në anë të rrugës është gjetur i rrëzuar një mjet tip “Suzuki” me targa IHZ 1755.

Për pasojë janë mbytur shtetasit F.M, 32 vjeç; A.M, 30 vjeç si dhe shtetasja N.A, 34 vjeçe.

Paraprakisht dyshohet se mjeti ka dalë jashtë rruge gjatë natës. Grupi hetimor po punon për  zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(E.K/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *