AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

FOTOT/ Këngëtari i njohur kapet ‘mat’ duke tradhtuar gruan me kolegen, i kërkon falje publikisht: Kisha pirë shumë!

Disa ditë më parë në mediat e huaja qarkulluan foto të Justin Timberlake dhe aktores Alisha Wainëright, teksa ndodheshin në një tavolinë së bashku me pjesën tjetër të kastit gjatë xhirimeve të filmit më të ri të dyshes.

Ajo çfarë habiti jo pak publikun në këto foto ishte fakti se Justin dhe Alisha dukeshin tejet të afërt me njëri- tjetrin,  e ndërsa janë parë të rrinë pothuajse ngjitur në tavolinë, madje u fotografuan edhe duke kapur duart nën tavolinë.

Duket se kjo situatë e ka shqetësuar gruan e Timbërale, Jessica Biel me të cilën artisti është martuar prej 7 vitesh, dhe për këtë arsye këngëtari dhe aktori ka bërë një postim publik, duke kërkuar falje për ‘shfaqjen’ aspak të këndshme që dha me kolegene  tij.

“Unë dua të qëndroj larg thashethemeve sa të mundem, por për familjen time mendoj se është e rëndësishme të flas në lidhje me thashethemet e fundit që po lëndojnë njerëzit që dua.

Pak javë më parë unë humba llogjikën, por më lejoni të jem i qartë, nuk ka ndodhur asgjë mes meje dhe koleges time.

Piva shumë dhe më vjen keq për sjelljen time.

Duhet të kisha treguar më shumë kujdes. Nuk është ky shembulli që dua të jap për tim bir.

I kërkoj falje gruas time të mrekullueshme dhe familjes që i bëra të kalojnë një situatë kaq të sikletshme.

Do të fokusohem që të jem bashkëshorti dhe babai më i mirë që do të mundem të jem”, ka shkruar Justin në postimin e tij, teksa ka bërë një ‘mea culpa’.

Publikohet videoja ku kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla konsumon kokainë në një ambient publik:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *