Tirana dhe më konkretisht “Hotel Plaza” është vizituar këto ditë nga një grup turistësh elitarë të cilët kanë zgjedhur të udhëtojnë përmes Evropës me makinat e tyre sportive dhe super të shtrenjta.
“Hotel Plaza” është përzgjedhur disa herë nga turistë të këtij kalibri si ndalesë, ku mund të vëçojmë edhe pjesmarrësit e eventit “GUMBALL 3000” ku rreth 80 automjete luksoze u parkuan në në vitin 2017 në po të njëjtin ambient në kryeqytetin shqiptar.
Ndërkohë që ky është një event mjaft i rëndësishëm për vendin tonë, pasi bëhet fjalë për një grup elitar të njohur ndërkombëtarisht, shtuar edhe kësaj faktin se do të ndikonte drejtëpërdrejtë në tërheqjen e vëmendjes së kureshtarëve nga mbarë bota, promovimi i tij ka munguar nga ministria e linjës përkatëse.
Është për tu përmendur fakti se ministrin e Turizmit, Blendi Klosi jemi mësuar ta shikojmë kohët e fundit duke dërguar tufa lulesh ndja turistëve të huaj të trajtuar jo denjësisht nga pritësit vendas, apo ndaj turistëve që ndryshin kaviljet gjatë ngjitjeve për në Alpet Shqiptare, por jo në evente të tilla të cilat promovojnë një sferë ndryshe dhe mjaft interesante për Shqipërinë.
(f.gj/faxweb.al)