Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

FOTOLAJM/ Shqiptarit i shpërthen makina, policia befasohet kur nis kontrollet me helikopter dhe dron

Një ngjarje e pazakontë u regjistrua mbrëmë në Borchen të Gjermanisë. Banorët raportuan se kishin parë një aksident. Sipas tyre, makina e aksidentuar kishte shpërthyer në flakë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën ekipet e zjarrfikëseve dhe policia. Meqë kishin dëgjuar se makina ishte në flakë, zjarrfikësit ishin përgatitur se mund të gjenin njerëz në mjet që kishin ngecur.

Por kur mbërritën në vendin e ngjarjes, nuk gjetën asnjë njeri në mjetin që po shkrumbohej. Për këtë arsye nisi një kontroll i imtësishëm në zonë për të gjetur të mbijetuar. Në kërkim u përfshi një helikopter dhe një dron me kamera me imazhe termale.

Pas më shumë se tre orësh u zbulua shoferi i mjetit Peugeot 206, një 39-vjeçar shqiptar. Ai u gjet një kilometër larg, i plagosur. Shqiptari po i fshihej policisë. Pasi u dërgua në spital, ai u arrestua pasi ndaj tij kishte një urdhër deportimi.

Policia gjeti prova se ai ishte nën efektin e drogës teksa po ngiste mjetin. Po ashtu ai nuk kishte as patentë. Një hetim tjetër nisi ndaj pronarit të mjetit pasi dyshohet se e kishte lejuar shqiptarin ta ngiste pa patentë.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 7226 votes
    7226 votes 53%
    7226 votes - 53% of all votes
  • PS 29%, 4001 vote
    4001 vote 29%
    4001 vote - 29% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1285 votes
    1285 votes 9%
    1285 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 673 votes
    673 votes 5%
    673 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 575 votes
    575 votes 4%
    575 votes - 4% of all votes
Total Votes: 13760
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.