Edi Rama së fundmi ka dashur të tërheqë vëmendjen e publikut me elementë që kishte kohë që i kishte lënë pas dore.
Me tuta në takime me elektoratin, kryeministri është parë disa herë, por dje në Kavajë Rama ka bërë edhe një gjest tjetër.
Është ulur këmbëkryq para të rinjve. Pikërisht është kjo foto që po bëhet virale në rrjetet sociale, e Edi Ramës që i ka kaluar të 50-tat. (V.G/SHUPLAKA)