Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

‘’Fotoja e jetës sime”, reagimi i presidentit Meta pas shpërthimit të Ramës në Kuvend

Një ditë pas votimit të Komisionit Hetimor në Kuvend për shkarkimin e tij, presidenti Meta ka reaguar në rrjetet sociale përmes një fotoje, nga dita e betimit të tij në 2017-tën.

“PHOTO OF MY LIFE! SHQIPËRIA E PARA!”, shkruan Meta bashkëngjitur fotos, duke ritheksuar mesazhin e tij, se ai do të qëndrojë në krye të shtetit deri në përfundimin e mandatit në vitin 2022.

Meta ka vendosur dorën mbi Kushtetutë, duke dhënë mesazhin se dhe tashmë është në mbrojtje të saj.

Nga ana tjetër kryeministri Rama ashpërsoi dje tonet në drejtim të Metës, teksa gjatë fjalës së tij në Kuvend e quajti presidentin armik të Kushtetutës.

“Jemi të detyruar të mos e lejojmë Ilir Metën të gabojë më tej. Meta duhet hetuar dhe ndëshkuar deri në fund nga ky Kuvend. Reagimi ndaj tij duhet të jetë frontal, përtej dallimeve politike, për Kushtetutën dhe dinjitetin e shtetit shqiptar. Meta sot është armik i Kushtetutës së Shqipërisë, ai është sot armiku i parlamentit të Shqipërisë, ai sot është vetë shëmbëlltyra e tërbimit të trembur nga drejtësia. Meta na turpëron si qytetarë, si popull, si shtet. Një kryetar shteti që është kthyer në qesharak, që e imagjonin veten si Vojo Kushi me tank apo Mic Sokoli me kostum banjo. Sëmundja e vërtetë e këtij kreu shteti është ajo e personazhit të Dostojevskit, që gënjen veten për të gënjyer tjerët, prandaj ai është i sëmurë.

Ilir Meta ka tejkaluar edhe vetëveten. Shkarkimi i Metës është detyrim i çdo deputeti. I bëj edhe një thirrje publike Ilir Metës që të reflektojë dhe të mbledhë veten e shpërndarë. Të ndërpresë çdo sulm të përfaqësime diplomatike të SHBA dhe BE në Shqipëri, të ndërprerë aktivitetin e paligjshëm polittik kundër qeverisë me të cilën duhet të sillet siç e kërkon Kushtetuta. Mirë do të ishte të ndalonte edhe përdorimin e figurave heroike të historisë së këtij vendi. Çdo deputet duhet ta votojë komisionin për të mos zhytur veten e tij në batakun ku presidenti do ta zhysë këtë parlament”, u shpreh Rama dje në Kuvend.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *