Detaje të reja kanë dalë për 5 personat e arrestuar nga Policia mbrëmjen e kaluar në Durrës të cilët shpërndanin drogë të ndarë në doza të vogla.
Policia ka arrestuar shtetasit Aurel Tema, Gilmando Bami, Edvin Zalla banues në Fushe-Krujë, Elvis Qoku dhe Xhilion Xhemlloari banues në Tiranë ndërkohë mësohet se dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Shtetasit Aurel Tema, Gilmando Bami, janë të dy vetëm nga 19 vjeç të cilët sapo kanë mbaruar gjimnazin. Aurel Tema punonte në një servis telefonash ku merrej me rregullimin e tyre.
Ndërkohë Faxweb.al ka siguruar fotot e tre prej personave të arrestuar ku nga vëzhgimet e thjeshta që mund të bëjmë në rrjetet e tyre sociale bie në sy ‘pasioni’ që kanë për picat dhe pijet me gaz:
Edvin Zalla!
Aurel Tema
Aurel Tema
Njoftimi i policisë:
Finalizohet një tjetër operacion policor për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve
Operacioni nga Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, DVP Durrës, Komisariati i Policisë Krujë, DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit gjyqësor Krujë.
Operacioni i ndjekur me metoda speciale te hetimit prej disa muajsh.
Goditet një grup që merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike.
Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, pas një hetimi proaktiv disa mujor me metoda speciale të hetimit nga Komisariati i Policisë Krujë në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, u finalizua operacioni policor ku si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit:
B., 20 vjeç, banues në Kameras, Fushë Krujë.
Xh. Xh., 24 vjeç, banues ne Tiranë.
T., 19 vjeç, banues në Larushk, Fushë Krujë.
Q., 25 vjeç , banues ne Tiranë.
Z., 39 vjeç, banues në Fushë Krujë
Shërbimet e policisë kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të këtyre shtetaseve, të cilët ishin duke shkëmbyer një sasi lënde narkotike të dyshuar si Cannabis Sativa, të ndarë në doza të vogla, gati për shitje.
Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të ushtruar nga këta shtetas, si dhe për evidentimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Për arsye se operacioni është në vijim, nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.
(F.GJ/FAXWEB.AL)