Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashShowBizTe FunditTe Gjitha

FOTO/ Pushime në çift, Ronela Hajati dhe Young Zerka kapen mat!

Në media është përfolur prej kohësh lidhja e dashurisë mes dy këngëtarëve, Ronela Hajatit dhe Young Zerka-s.

Megjithëse nuk kanë preferuar ta bëjnë publike marrëdhënien e tyre, ata janë kapur shpesh mat në shoqërinë  e njëri-tjetrit, ose deklaratat e postimet e tyre në rrjete sociale i kanë nxjerrë zbuluar, siç ka ndodhur edhe së fundmi.

Tre ditë më parë, Ronela pozoi me bikini në profilin e saj në Instagram teksa ndodhej në Dhërmi.

Këngëtarja shfaqej e veshur me rroba banjo dhe një palë pantallona rrjetë, ndërkohë që qëndronte pranë shezlongut me perdet e bardha.

Mirëpo, foto nga i njëjti vend ka publikuar sot edhe Young Zerka.

Ai ka vendosur të njëjtën vendndodhje krahas postimit, Dhërmiun, si dhe ndodhet në të njëjtin shezlong si ai i Ronelës.

Fotot lënë të kuptohet se dyshja i ka kaluar bashkë ditët e nxehta të gushtit.

Këtë verë, Ronela u rikthye fuqishëm me projekte muzikore. Kënga e saj e fundit u publikua 2 muaj më parë dhe titullohet “Lage”.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *