Dekreti i Presidentit Ilir Meta për të anuluar zgjedhjet lokale të 30 Qershorit në një afat të pacaktuar ka hyrë në fuqi. Në publikimet e fletores zyrtare ditën e sotme, si pikë e parë është dekreti i presidentit. Çka do të thotë se dekreti i Presidentit është botuar në Fletoren Zyrtare dhe vendimi ka hyrë zyrtarisht në fuqi menjëherë.
Neni i parë i dekretit është shfuqizimi i datës 30 Qershor, ndërsa në nenin 2 sqarohet se dekreti dërgohet në KQZ për zbatim, që sipas kreut të shtetit ‘merr masat për t’ia njoftuar këtë akt të gjitha subjekteve zgjedhore”.
Kujtojmë se, Partia Socialiste me në krye kryeministrin Rama ka kundërshtuar vendimin duke deklaruar se zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor, por Meta u shpreh sot se për zgjedhjet vendos vetëm ai e askush tjetër, dhe se vetëm Gjykata Kushtetuese mund ta gjykojë vendimin e tij.