Pas njoftimit nga ana e Zëdhënësit të Presidentit, Tedi Blushi, se më datë 8 Dhjetor në Qytetin Studenti do të zhvillohet një tubim mbarëpopullor, është zbardhur edhe leja që është kërkuar në Drejtorinë e Policisë për lejimin e këtij manifesti që përkon edhe me përvjetorin e Ditës së Rinisë.
Në kërkesën adresuar Policisë së Shtetit, Presidenca shprehet se Ilir Meta do të organizojë një tubim me qytetarët shqiptar në Sheshin “Demokracia”, ditën e Dielë më datë 8 Dhjetor në orën 12:00.
Kërkesa është firmosur nga Sekretarja e Përgjithshme e Presidentit Ornela Zonja.
https://www.faxweb.al/lajm-i-fundit-ilir-meta-organizon-tubim-mbarepopullor-ne-qytetin-studenti/
(F.GJ/FAXWEB.AL)