Nuk ndodh që vetëm qytetarët të bëjnë shkelje në qarkullimin rrugor, por edhe vetë punonjësit që duhet të ndëshkojnë këto shkelje veprojnë në të njëjtën mënyrë.
Në redaksinë e Faxëeb.al ka mbërritur një foto e cila tregon qartazi sesi një makinë policie ka parkuar në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Foto është shkrepur në qendër të qytetit në Korçë, ku duket qartë shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor nga vetë policia e shtetit, pasi ka parkuar kundravajtje.