Bashkia Gramsh ka lajmëruar se ka nisur shëmbja e Hec-it në Kanionin e Holtës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryebashkiaku i Gramshit Klodian Tace në një njoftim zyrtar në faqen FB ku shprehet se ka nisur shembja e digës së këtij HEC-i në Kanionin e Holtës.
Por ndërsa ky lajm mund të gëzojë më së shumti banorët e zonës të cilët preken më së tepërmi nga ndërtimi një HEC-i në zonë, PD dega Gramsh ka deklaruar se vendorët po gënjejnë dhe se puna po vijon intensivisht në këtë zonë.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe kryeministri, Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur se bukuria e magjishme e kanionit të Holtës nuk mund të preket dhe nuk do të preket.
Rama shton më tej se është dhënë fjala nga ana e qeverisë se HEC-i nuk do të ndërtohej aty, dhe argumenton se fjala do të mbahet.
“Bukuria e magjishme e kanionit të Holtës nuk mund të preket dhe nuk do të preket?
Për ne PO-ja është PO? dhe JO-ja është JO?
Dhamë fjalën publikisht që JO, ky HEC nuk do të ndërtohej aty dhe PO, ky HEC nuk do të ndërtohet aty?
Themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë themi? Duhet vetëm pak më shumë durim në përgjithësi, ju lutem?”, shkruan Rama.
(F.GJ/FAXWEB.AL)