Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

FOTO/ Nis marshimi për abùzimin e të miturve, banderolat “pùshtojnë” sheshin: Pedofílët të njihen nga të gjithë

Marshimi për abùzimin e fëmijëve të mitur ka nisur sot në orën 16:00 në sheshin Nënë Tereza. Ka një numër të madh pjesëmarrësish, pjesa më e madhe e të cilëve janë femra që kanë krijuar edhe banderola.

Vihet re se në qendër të sheshit është një banderolë e madhe me fotografinë e 65-vjeçarit me një shkrimin “Pedofílët duhet të njihen nga të gjithë”. Ndërsa një tjetër shkrim është “Të mbledhim firmat për kastrimin kimik të pedofílëve”. Organizatorja e marshimit ka qenë një vajzë 15 vjeçare që ka bërë një status në rrjetin social. Në marshim u panë edhe emra të njohur si Jonida Maliqi, Eli Fara dhe pedagogia Iris Luarasi.

“Një nga gjërat që kemi vënë re është fajësimi i viktímës, në vend të atij që merr dhunën. E dyta ka të bëjë me indiferencën. Nuk ka ndarje gjinore, fëmijët duhet ti edukojmë njësoj, edhe sèksualisht shëndetshëm. Një nga problemet që shoh është mungesa e kulturës për të edukuar në mënyrë sèksuale nëpër shkolla. Njerëzit duhet të flasin për marrëdhënie sèksuale të shëndetshme, jo pèrverse.

Kjo është një nga arsyet përse jemi mbledhur sot dhe iniciative e një vajze 15-vjeçare. Kjo ka lidhje edhe me ndërgjegjen qytetare. Sheshi mblidhet gjithmonë plot kur organizohen mitingje politike dhe nëse këta njerëz nuk e kuptojnë se familja është më e rëndësishme se politika, atëherë nuk di çfarë të them…”, tha Luarasi për Fax News. (A.M/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *