Partia Socialistw hapi zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 30 Qershorit. Në një miting të mbyllur në Parkun Olimpik, Tiranë, Edi Rama rishprehu qëndrimin e tij se askush nuk mund ta ndryshojë dot datën e zgjedhjeve.
Aktiviteti elektoral nisi me fjalën e kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i cili tha ndër të tjera se, mazhoranca do t’i fitojë të 61 bashkitë e vendit. Ai argumentoi se kjo është edhe një mundësi që bashkitë që drejtohen aktualisht nga opozita, të prekin ndryshimet e nevojshme (lexo ketu)
Ndërkohë edhe kandidati për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj tha gjatë fjalës së tij se, në zgjedhjet e 30 Qershorit do të fillojë një erë e re ndryshimesh në vend.
Veliaj u shpreh se PS ka menduar gjithmonë për të ardhmen e vendit dhe nuk harroi të përmendte edhe fëmijët, që sipas tij, duhet ta gëzojnë këtë ditë në një vend dinjitoz (lexo këtu).
Ndërkohë, ajo që ra në sy nga ky aktivitet ishte një bluzë ngjyrë blu e vendosur mbi foltoren ku folën socialistët nga kryebashkiaku Veliaj në kohën kur e mori fjalën Rama. Në të shkruhej “RAMAikPËRPARA”, diçka të cilën Veliaj e shphegoi si ‘përmbushje’ të kërkesës së opozitës.
Ajo çfarë vlen për t’u theksuar nga kjo, ka të bëjë se këtë radhë, Rama nuk do të ngrejë më dy gishtat lart (simbol i Partisë Demokratike që e përdori në zgjedhjet e kaluara), por do të përdorë edhe ngjyrat e PD-së.