Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

FOTO/ ‘Luftë’ deri në vdekje për të, Marsida takohet me burrin: Vetëm një lumturi

Marsida Qatja u bë mjaft e njohur për opinionin publik pas ngjarjes së rëndë të ndodhur brenda banesës së saj në Kavajë, ku ngeli i vrarë Dritan Haxholli. Ky i fundit u përfol gjerësisht se kishte pasur një marrëdhënie dashurie me Marsidën.

Mirëpo, sëfundmi ajo duket se e ka hedhur pas krahëve këtë ngjarje të hidhur dhe është bashkuar me të shoqin, i cili në momentin që ndodhi tragjedia në banesën e tij, ndodhej në burg në Gjermani.

Ky i fundit ka dalë nga burgu e as që do t’ia dijë për “thashethemet” që bëhen për të shoqen. Të dy janë fotografuar dhe duken mjaft të lumtur. Madje, teksa ka publikuar një foto në InstaStory, Qatja shprehet se lumturi është të duash dhe të të duan.

E siç duket, burri i saj e do shumë kavajsen, pavarësisht se ajo “ia ka dredhur” me një person që tashmë është viktimë dhe më pas, me një oficer policie, i cili akuzohet për vrasjen e Haxhollit dhe tashmë ndodhet në burg.

Por, në fund të fundit, nuk thonë kot se dashuria është e verbër dhe s’njeh arsye. Këtë e di mirë Marsida dhe burri i saj!

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *