AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Foto e ndjerë”/ Ironia me drejtësinë e munguar për 21-janarin, Rama ‘përdore’ me Berishën bëjnë homazhe për të vrarët

Ditën e sotme është përkujtuar 9-vjetori protestës së 21 Janarit, ku 4 protestues humbën jetën gjatë tubimit të dhunshme të organizuar përpara kryeministrisë, drejtuar nga Edi Rama, në atë kohë lider i opozitës.

Në fund të protestës së thirrur nga Partia Socialiste, u hap zjarr ndaj protestuesve nga Garda e Republikës, asokohe nën komandën e ish-komandantit Ndrea Prendi, ish-ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha. Ndërkaq ish-kryeministri Sali Berisha qendroi në kryeministri për gjatë gjithë kohës që zhvillohej protesta në Bulevard.

Por megjithëse kanë kaluar 9 vite nga ngjarja dhe Edi Rama tashmë është prej pothuajse 7 vitesh në pushtet, ende nuk është gjetur drejtësi për viktimat e 21 janarit.

Për çdo vit Paria Socialiste zhvillon homazhe në bulevard duke vendosur lule në vendin ku mbetën të vdekur katër protestuesit, ndërkohë që imazhet e zyrtarëve socialistë, shpërndahen masivisht në rrjetet sociale, duke u kthyer edhe ‘meme’.

Faqja satirike Brryli Broadway ka shpërndarë në rrjetet sociale një ‘meme’ që siç e ka përshkruar e riposton për çdo 21 janar.

Në fotomontazh shihet kryeministri Edi Rama, i cili po vendos lule tek të vendi ku mbetën të vdekur viktimat e 21-janarit, ndërkohë që kapur për dore ish-kryeminstrin Sali Berisha, duke treguar në mënyrë ironike edhe ‘mbrojtjen’ e Ramës ndaj tij.

“Nuk e di i sati vit është që postojmë e ripostojmë çdo 21 janar këtë foto të “ndjerë”.”– shkruan Brryli Boadway.

Nga protesta mbetën të vrarë; Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite. Ajo që nuk është përcaktuar ende është arma nga u qëllua Aleks Nika, sepse plumbi që kishte bërë rikoshet rezultoi mjaft i dëmtuar.

A do i përgjigjeni thirrjes së Presidentit Meta për të dalë në shesh në 2 mars në mbrojtje të demokracisë dhe Kushtetutës së vendit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *