Ministri i Mbrojtjes z.Niko Peleshi ka njoftuar se trupat elitarë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës janë stërvitur sëbashku për stërvitjen marshuese më të vështirë në botë që do të zhvillohet në Malet e Uellsit në Mbretërinë e Bashkuar mes shumë skuadrave të tjera elitare nga 30 vende të botës.
Njoftimi i plotë:
Trupat elitarë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës u stërvitën së bashku përpara nisjes në stërvitjen marshuese më të vështirë në botë, Cambrian Patrol.
Trupat shqiptarë do të konkurojnë në Malet e Uellsit në Mbretërinë e Bashkuar mes 160 skuadrave elitare nga 30 vende të botës duke marshuar për 48 orë rreth 70 km me 45 kg pajime. Ju priftë e mbara!
#WeAreNATO