Këtë të shtunë e ftuar në emisionin ‘Fol me mua’, pedagogia Iris Luarasi ka dhënë një mesazh për të gjitha gratë.
Ajo është shprehur se të gjitha gratë duhet të bëhen të forta, guximtare dhe të mendojnë për ta jetuar jetën në mënyrën më dinjitoze.
“Kur ai të thotë që shumë të shkurtër e paske fundin sot për shembull dhe ndërkohë që ti ndihesh që je në paqe. E di cili do të ishte problemi, në qoftë se unë do e kisha veshur këtë fundin e shkurtër dhe vetë do të kisha një hije dyshimi edhe ai do ma thoshte dhe këtë, atëherë unë do të shkoja ta hiqja menjëherë se di të më vërtetohej dyshimi im që e kisha tepruar një cik për shembull.
Po në qoftë se unë ndjehem totalisht në paqe me këtë fundin edhe jam shumë mirë dhe kërkesa e tij më duket idiote, por e bëj vetëm për t’i plotësuar atij dëshirën kjo është shumë banale, por nganjëherë që aty fillon. Fillon paske lyer thonjtë me portokalli për shembull ose paske shkuar tek parukieri për kë po bëhesh e bukur, fillon kshu një herë si me humor dhe pastaj ajo gjëja kthehet në një gjë që është vërtet kërkesë llogarie domethënë ikën doza e humorit dhe fillon kërkesa e llogarisë dhe pastaj është pjesa që vetë gruaja bëhet viktimë dhe thotë po kshu është pse e paskam bërë unë këtë, nuk dua ta bëjë se do ta mërzis pastaj atë po ta bëj këtë.
Fillon ti vetë bën diskriminimin ndaj vetes tënde domethënë është ajo autocensura që fillon e përdor ti. E para nuk duhet të tolerojnë gjëra që mendojnë që janë të rëndësishme, nuk po flas për fundin se fundi është banalitet, po gjera që janë të rëndësishme se fillojnë gjërat me shpejtësi marramendëse dhe e dyta nuk duhet të bien pre e kësaj pjesës që çfarë do të mendoj komshia, çfarë do të mendoj kolegia ime e punës, domethënë thjesht duhet të bëhen të forta që të jenë të lumtura vetë.
Jeta na jepet vetëm një herë dhe nuk është se kemi një jetë tjetër që këtë po e bëjmë për hir të dynjasë që të mos flasi asnjë fjalë të keqe për ne edhe tek ajo jeta tjetër pastaj do të jetojmë vetë. Në mënyrë absolute nuk do të ia këshilloja asnjë gruaje këtë. I uroj të gjitha grave që e ndjekin Fax News që të bëhen të forta, guximtare edhe të mendojnë për të jetuar jetën në mënyrën më dinjitoze që të jetë e mundshme”, u shpreh Luarasi.