Pronari i çerdhes “Kënaqësia” në Durrës Gëzim Dervishi, 61-vjeçi akuzuar dhe proneduar për dhunë ndaj fëmijës 18 muajsh, ka dhënë versionin e tij për këtë ngjarje.
Ai e mohon të ketë ushtruar dhunë ndaj foshnjës dhe megjithatë ka pushuar nga puna 3 edukatoret që kishte të punësuara.
Ai sqaron se fëmija kishte 3 ditë që ishte sistemuar në çerdhen e tij kur ka ndodhur kjo ngjarje. Ngjarja ka ndodhur të premten e kaluar sqaron Dervishi,ndërsa denoncimi është bërë 3 ditë të shkuara.
“Rrinte qante, pak tip grindavece, sepse sapo kishte ardhur. Të shtunën e dorëzuam në rregull, pas nja 6 orës në darkë shkon tek shtëpia edukatores ajo thotë unë nuk kam gisht fare. Thoshte ma ke rraf ti unë do të fus në burg dhe i tha ajo sqarohemi nesër. Vajza e vogël, bëra detyrën time i kërkova falje, nuk ka pse e bën problem me këtë që ndodhi. Thotë ajo jo policia unë nuk e kap me dorë fare. Ashtu ka thonë ajo atë e zgjidh gjykata. Unë nuk kam parë për shenja.
Na erdhi një fëmijë dy vjeç dhe po bënin stërvitje me atë. Mos dëgjo gënjeshtrat e asaj. Thash shko bëja grafinë. Më ka thirrur policia, nuk kam frikë ta sqaroj farë ngjarjen. Përjashtim nga puna çfarë do ti the. Nuk e pranon ajo gjallë në botë. Kam nusen e djalit dhe kam marrë një mësuese të re. “- tha pronari.