“The guardian” ka publikuar videon e një 39-vjeçareje britanike, e cila ndodhet në spital pasi është prekur nga koronavirusi. Me një kollë të vazhdueshme dhe e intubuar nga hundët, si e vetmja mënyrë për të marrë frymë, 39-vjeçarja tregon se aktualisht është 10 herë më mirë nga sa ka qenë më parë, ndërsa prej ditësh nuk ka mundur të takojë vajzat e saj.
Duke e konsideruar sëmundjen të rëndë, ajo u bën thirrje të gjithëve, të mos ndërmarrin rreziqe, të lënë duhanin e të jenë të kujdesshëm.
Videoja është publikuar nga Kryeministri Rama, e titruar në shqip, ndërsa Rama e shoqëron videon me shënimin:
- 39 vjeç
- Në Londër
- Shikojeni dhe dilni xhiro nesër se do jetë kohë e bukur.