01:58 | 27/01/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Flet Meta: Shpikje, nuk ekziston një betejë mes Parlamentit dhe Presidentit, ja pse shkova në komision

21:49 | 17/09/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Flet Meta: Shpikje, nuk ekziston një betejë mes Parlamentit dhe Presidentit, ja pse shkova në komision

Nuk ekziston një betejë e tillë midis Parlamentit dhe Presidentit. Kjo është një shpikje, sepse beteja e vërtetë është midis shtetit të propagandës dhe shtetit të së drejtës”, – deklaroi presidenti Ilir Meta, teksa u pyet për përpjekjen e qeverisë për ta shkarkuar dhe pjesëmarrjen e tij në komisionin hetimor.

Në intervistën dhënë për emisionin “Tempora” në RTV Ora, Meta tha se pjesëmarrja e tij në komision ishte për të mos lejuar shtetin e propagandës të pretendonte se Presidenti ka bërë një shkelje kushtetuese dhe prandaj nuk ka ardhur.

Pjesë nga intervista: 

Gazetarja: Në fakt në këto momente që flasim mazhoranca, qeveria dhe Kuvendi, kanë nisur një betejë për shkarkimin tuaj nga posti i kryetarit të shtetit. Ju u paraqitët edhe në komisionin hetimor për këtë çështje. Në fakt, duket që beteja po spostohet tashmë në një tjetër rrafsh, në atë politik?  

Presidenti Meta: Nuk ekziston një betejë e tillë midis Parlamentit dhe Presidentit. Kjo është një shpikje, sepse beteja e vërtetë është midis shtetit të propagandës dhe shtetit të së drejtës.

Unë kam qenë në Kuvend për arsye, sepse nuk mund t’i lejoja shtetit të propagandës luksin që të pretendonte se Presidenti ka bërë një shkelje kushtetuese dhe prandaj nuk ka ardhur. Pasi opinioni publik është bombarduar në mënyrë të vazhdueshme me terma të shpikur që nuk ekzistojnë asgjëkund si “çdekretim” e fjalë të tjera, ndërkohë që ju e patë vetë dhe nga paraqitja ime dhe nga përpjekja ime për t’u përqendruar te çështjet kryesore dhe për të dhënë sqarime sa më shteruese, se Presidenti nuk kishte bërë, nuk ka bërë dhe nuk mund të bënte asnjë shkelje kushtetuese, përveçse ka bërë një mbrojtje të shkëlqyer të Kushtetutës, parimeve të saj themelore dhe sidomos të të drejtës për të zgjedhur të të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Etiketa: ilir meta
Pas

VIDEO/ Taksisti nga Gramshi ofendohet nga fjalët më banale nga policia e bashkiake

Para

Tragjike/ Burri vret bashkëshorten dhe katër fëmijët

Para
Tragjike/ Burri vret bashkëshorten dhe katër fëmijët

Tragjike/ Burri vret bashkëshorten dhe katër fëmijët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

Shenjat si të dalloni kur niveli i sheqerit në gjak është i ulët ose i lartë

Thashethemet e lidhjes me Wanda Narën bëjnë të reagojnë Balde dhe bashkëshortja e tij: Janë fëmijë, nuk duam të na përmenden emrat për ta

Opozita e akuzon për lidhjet me McGonigal, reagon Rama: Njerëzit e dëshpëruar bëjnë vetëm gjëra të dëshpëruara

OKB paralajmëron për rritje të numrit të refugjatëve ukrainas

Grupi i gjakut: Çfarë zbulon për sëmundjet që kërcënojnë shëndetin tonë

Armatimet për Ukrainën, Donfried: Duam që të mbrojë sa më mirë sovranitetin e saj

Veliaj mohoi akuzat për mbetjet, reagon Monika Kryemadhi: Hajdut ordiner i Tiranës, Erioni plehrave dorëzon çelësat e bashkisë në 14 maj

Sekretari Austin pret në Pentagon ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi

Përsëritet ngjarja e Floyd në SHBA, policia dhunon për vdekje një postier me ngjyrë në Memphis

Faktori që përshpejton plakjen! A mund ta shmangni atë?

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.