Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashSportTe FunditTe Gjitha

Flet “adoleshenti” që s’kualifikoi Argjentinën

Trajneri i Francës, Deschamps deklaroi pas ndeshjes se pavarësisht gabimeve, lojtarët kanë bërë një paraqitje të mirë dhe për këtë tha se është i lumtur.

“Jam i lumtur me performancën edhe pse kemi bërë disa gabime në mbrojtje. Tani  kemi kohë për t’u përgatitur për ndeshjen e ardhshme. Ne kemi qenë duke u përgatitur për lojë si kjo prej muajsh””-tha Decshamps duke vlerësuar edhe kundërshtarin.

Ndërkohë autori i dy golave, Kilian Mbappe u shpreh optimist duke nënvizuar se grupi i Kombëtares Francës mund të bëjë gjëra të mëdha në garën e Botërorit.

“Ky grup mund të bëjë gjëra të mëdha. Është e mrekullueshme për ta bërë këtë në një konkurrencë të madhe. Por ne nuk kemi arritur asgjë deri më tani, kështu që ne duhet të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mund të arrijmë në këtë Kupë Botërore”-tha Mbappe.

19-vjeçari ishte lojtari më i mirë i ndeshjes, duke lënë totalisht në hije Messi-n.

Me dy golat e shënuar sot ndaj Argjentinës, Mbappe ka arritur rekordin e Peles, duke u bërë futbollisti i dytë adoleshent që shënon një dygolësh në një Botëror.

Pele e bënte këtë në vitin 1958, duke shënuar 2 gola në finalen e fituar të Botërorit ndaj Suedisë, në moshën 17-vjeçare. (B.H/Faxweb)

 

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *