Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetPolitikëTe FunditTe Gjitha

Fjalimi i vajzës nga Mirdita përloti gjithë politikanët në Parlament, Boçi: Bënin sikur qanin, edhe krokodili e kuptoi që në Shqipëri i rrëmbyen Oscar-in

Fjala e vajzës nga Mirdita Rigerta Loku në Parlament, e cila përloti edhe politikanët prej dy ditësh ka qenë tema kryesore e medieve.

Deputeti Luçiano Boçi e konsideron gjithë këtë zhvendosje vëmendjeje nga tema të tjera te fjalimi i Rigertës dhe lotët e politikanëve si një teatër të qeverisë.

Boçi shprehet se është mjaft e habitshme se sit ë njëjtët personazhe që flasin ditë për ditë për problemet që ka vendi, duke përfshirë edhe fshatin, gajasen ndërsa sot bëjnë sikur përloten.

“E habitshme dhe e neveritshme se si të njëjtët personazhe që gajasen e zgërdhihen në parlament çdo të enjte, kur ne i tregojmë varfërinë, skamjen, mjerimin, mungesën e ujit, rrugës, shkollës, qendrës shendetësore, vuajtjet pa fund të banorëve të fshatrave e fermerëve, sot bënin sikur qanin kur foli Rigerta!!!???
Të mbyllin dhe mikrofonin madje se “ka kaluar koha”, ose sepse “po flet jashtë rendit të ditës”.
Edhe krokodili e kuptoi që në Shqipëri i rrëmbyen Oscar-in.
Bejnë kaq shumë teatër këta, sa teatri artistik duket sikur është realiteti vetë.”, shprehet Boçi. (D.D/Shuplaka)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *