Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Fjalimi i Bashës ndez turmën: Liri a vdekje, populli do i përgjigjet Ramës sy më sy!

Teksa po vijon protesta e opozitës, turma është ndezur pas fjalës së kryedemokratit Lulzim Basha.

Ai u shpreh se Kuvendi i vetëm janë qytetarët dhe protestat, dhe qëndresa e tyre do të vijojë deri në rrëzimin e qeverisë.

“Ky, jashtë është parlamenti i vetëm që njeh opozita e bashkuar dhe eshte parlamenti i  popullit të bashkuar. Përballë nesh dhe pas krahëve të policisë ndodhet banda më famëkeqe e hajdutëve që ka parë Evropa e pasluftës e kryesuar nga kryehajduti, arkitekti i Shqipërisë kolumbiane, Maduro i Ballkanit, Rama dhe skuadra e tij kriminale.

Për 6 vite me radhë kjo bandë vodhi e varfëroi shqiptarët, i gjobiti, rriti taksat, energjinë coi në burg e në vetëvrasje familjarët që nuk i paguanin dot faturat e kripura, shkatërroi mijëra biznese, qindra mijëra i drejtoi në dëshpërim, shkatërroi shëndetësinë, mbylli qindra shkolla”- tha Basha.

“Atë derë do ta hapim bashkë dhe me cdo kusht. Jemi për të nisur së bashku një rrugëtim për qeverinë e të ardhmes suaj, e të fëmijëve tuaj. Me protestat që nuk do të ndalen deri në rrëzimin e qeverisë kusarë të Ramës dhe kryehajdutit. Kemi nisur bashkëbisedim kombëtar për themelet e demokracisë së re, të standardeve dhe parimeve evropiane dhe amerikane”- tha Basha.

”Ora e ndyshimit po vjen, e një shteti që është për qytetarët e për këtë misioni më i madh që do ta cojmë deri në fund është shembja e rrëzimi i qeverisë së krimit”, tha më tej Basha.

Nje mesazh direkt i ka dhene Rames: “Rama pak ditë më parë në atimitingun më të turpshëm që nga koha e Ramiz Alisë, e kërcënoi me luftë popullin e vet, kërcënoi artistët me shembjen e Teatrit dhe monumenteve të tjera të kulturës. Ta dish se populli do të përgjigjet sy për sy e dhëmbë për dhëmbë. Nuk trembemi, nuk tërhiqemi, beteja jonë do të vazhdojë deri në fund, liri a vdekje, demokraci a vdekje. Nuk ka asnjë shans që populli të përcahet e të kthehet në racën e deleve që ke mbyllur në atë kotec, ne jemi të bashkuar e të vendosur”, theksoi Basha.

Në protestë deri tani kanë mbetur të lënduar disa qytetarë.

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *