Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Filmi që do të thyejë rekorde! Ermal Mamaqi zbulon kur do të publikohet projekti i ri i tij

Prej disa kohësh Ermal Mamaqi ka njoftuar se është duke punuar për një projekt të ri kinematografik.
Pas suksesit të “Dy gisht mjaltë”, ai po përgatit një tjetër film që mban titullin “I Love Tropoja”.
Deri më tani janë zbuluar disa detaje dhe filmi i përket zhanerit komedi. Pjesë e tij janë bërë emra mjaft të spikatur të ekranit dhe disa prej tyre eksperimentojnë për herë të parë në këtë fushë.
Në mes të aktorëve të filmit është edhe këngëtarja e njohur Enca dhe doktori i VIP-ave, Skerdi Faria.
E teksa nga dita në ditë zbulohen detaje të reja, sot Ermal Mamaqi ka treguar kur do të publikohet projekti.
“I Love Tropoja, filmi. 2020 në të gjitha kinematë e Evropës. Dita 7 duke xhiruar”, ka shkruar Mamaqi në foto.
Kujojmë se ditën e djeshme në media qarkulloi një lajm ku thuhej se Ermali nuk do të jetë më pjesë e “TV Klan” dhe nuk dihet nëse do të bëhet pjesë e ndonjë televizioni tjetër, meqë ai po punon fort për filmin e ri.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *