Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

“Filmi do ketë pafund skema intime”, Romir Zalla flet për bashkëpunimin me Ema Andrean: Bëmë vaksinën që të jemi të mbrojtur

Ndërsa ka qenë i ftuar bashkë me aktorët Ema Andrea dhe Orli Shuka në emisionin “Rudina”, Romir Zalla ka dhënë detaje për serialin shqiptar ku luajnë të tre artistët.

Zalla ka zbuluar se në këtë film, ai vjen si i dashuri i Emës, e cila është një gazetare investigative. Ai ka thënë se do të ketë pafund skena intime mes tij dhe aktores.

Në fakt unë me Emën kemi pasur edhe bashkëpunime të tjera në filma të shkurtër, por shumë pak. Por kaq afër sa kësaj radhe unë dhe Ema nuk kemi qenë dhe nuk besoj se do jemi. Unë jam i dashuri i Emës në serial. Skena intime do të ketë pafund. Prandaj e bëmë edhe vaksinën bashkë që të jemi të dy të mbrojtur dhe të mbrojmë dhe publikun”, ka thënë Romir Zalla me shaka.

Ende nuk dihet nëse vërtetë ky serial do të ketë skena intime, por kjo mbetet për t’u parë në momentin kur do të transmetohet produkti final.

(E.H/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.