Ashtu siç edhe ishte parashikuar, këngëtarja Eneda Tarifa fitoi çmimin e parë në festivalin e Këngës Magjikë 2019, me këngën me titull “Ma zgjat Dorën”.
Në vend të dytë u rendit këngëtarja Fifi, e cila pavarësisht votës së kolegëve u vlerësua nga publiku me më shumë vota se Fifi.
Ndërkohë ditën e djeshme, teksa u zhvillua një diskutim post finales, Ardi Gjebrea surprizoi publikun kur zbuloi këngën e tij të preferuar.
Gjebrea rrëfeu se një nga këngët që pëlqente më shumë ishte ajo e Orgesa Zaimit, “Verën ku ma le”.
“Tani që Kënga Magjike mbaroi më lejohet të them se kënga e Orgesës është një nga këngët e mia të preferuara”, tha ai.