Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Festivali po bëhet sipas shijeve të Verës” nuk ndalet Diana Ziu: Nuk mund të bëhet kompetente aty ku nuk i takon

Kompozitorja Diana Ziu prej ditësh ka nisur një debat të hapur për cilësinë e përzgjedhjes së këngëve në Festivalin e RTSH, ku kënga e saj iu refuzua.

E ftuar në Fax Neës, Ziu u shpreh se ky festival po mbahet peng nga regjisorja Vera Grabocka e cila e ka të paracaktuar listën e këngëtarëve që do të pranonte, madje shumë kohë më parë ka vendosur.

“Më thanë në mënyrë të drejtëpërdrejtë, këtë rradhë vendos Vera dhe isha e shqetësuar. Nuk kam pasur asnjë komunikim me Verën, nuk bëhet fjalë që të më flasë. Në momentin që dorëzova këngën u çudita me faktin se duhet të vendosë Vera. 

Pse dikush duhet të luajë muzikantin kur është regjizor. Doli gjë që këto janë stafi i jurisë. Tani çfarë mora vesh unë, që ishte shoku Zhani Ciko, këngëtarja Soni Malaj dhe një djalë. Këta dolën të tre dhe thanë ja po jua themi këngët që kanë fituar. 

Ende sot nuk është një listë me titujt e këngëve. Po bëhët një festival për Vera Grabockën, sipas shijeve të Verës. Kush mendon se nuk e do të bukurën. Jo të vendosë një person dhe jo të bëhet kompetente aty ku nuk i takon. Si merr përsipër të vendosë emrat e këngëtarëve. Pse nuk më kthehet përgjigje? Kush e mbron Verën? Zhani Ciko është kukull se e zgjodhi Vera, por drejtori çfarë është. Vera dhe Alketa kishin shkruar punë e madhe që nuk u pranua një këngë. Nuk flas për këngën time se kënga ime duhet të jetë në festival se do ta kërkojë publiku.”- u shpreh Ziu.

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *