Festivali për Mbrojtjen e Teatrit, me qëllim mbrojtjen e godinës së Teatrit i ka shtrirë tanimë rrënjët edhe ndërkombëtarisht.
Në mbështetje të kauzës për Teatrin, një grup aktorësh italianë shfaqin këtë të premte në skenën e Teatrit Kombetar një shfaqje nga Patrizio Ranieri Ciu.
Shfaqja Anonimo Napoletan vjen në një moment kyç për Teatrin në Shqipëri, pasi artistë, aktivistë dhe qytetarë protestojnë çdo natë kundër shembjes së godinës, duke qëndruar njëkohësisht të mobilizuar 24 orë në sheshin e Teatrit.
Shfaqja e trupës italiane fillon në orën 20:00 në Teatrin Kombëtar, ndërsa një ditë më përpara është shfaqur në qytetin e Vlorës.