Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Festa e Kutisë/ Mijëra njerëz në radhë që prej orës 5 të mëngjesit për të shpenzuar 4 mld paund

Me mijëra qytetarë në Britani janë rreshtuar që në orët e para të mëngjesit të së enjtes nëpër dyqane duke pritur festën e “Kutisë”. Në këtë ditë feste pas Krishtlindjeve të gjitha dyqanet ofrojnë ulje në çmimin e produkteve dhe kjo i ka bërë njerëzit që të zënë radhën për të blerë sa më shume.

“Dita e Kutisë” e ka zanafillën që në lashtësi ku skllevërit e merrnin pushim ditën pas Krishtlindjeve dhe pronari i tyre i bënte dhuratë një kuti plot me veshje. Sipas statistikave të viteve të kaluara, Britanikët harxhojnë rreth 4 miliardë paund brenda një dite.

Kjo ditë ka qenë tepër sfiduese për ta pasi rradha me njerëz është krijuar që në orën 5 të mëngjesit duke qëndruar kështu në temperatura tepër të ulëta. Vetëm në një qendër tregtare në Tyneside prisnin rreth 3 mijë persona në rradhë.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *