Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Fëmija 11-muajsh vdiq për shkak të neglizhencës së doktorit, mjekut i hiqet vetëm licenca për 6 muaj

Gazetari Artur Çani në emisionin “Ajsberg” trajtoi mbrëmjen e sotme një ngjarje të vjetër, ku si pasojë e neglizhencës së një doktori, ndërroi jetë një fëmijë 11 muajsh.

Sipas Çanit, bëhet fjalë për doktorin Sami Osmani, i cili në fillim është dënuar në fillim me 2 vite burg dhe 2 vjet heqjen e të drejtës për ushtrimin e profesionit.

Por më pas Gjykata e Apelit të Vlorës e ka ulur dënimin duke i hequr vetëm 6 muaj të drejtën për ushtrimin e profesionit.

“Gjyqtare Atalanta Zeqiraj e cila ka arsyetuar shumë gjatë, kur vajti në spital, si vajti, pse nuk ju bë ekzaminimi i plotë fëmijës. Mjekët specialistë që erdhën për ekspertë, qenë dy palë, sepse doktori i refuzoi të parët, dhe u arrit në përfundimin se është bërë një injektim i pakujdesshëm sepse ka ardhur si gabim i doktorit sepse fëmija nuk është mbajtur në observacion.

Gjykata vendosi 2 vjet burgim për doktorin dhe ju hoq e drejta e ushtrimit të profesionit për dy vjet. Pra, ai u dënua me 2 dënime: një përfundimtar dhe një plotësues. Këtë vendim doktor Samiu e hodhi në Gjykatën e Apelit Vlorë dhe ajo e ndryshoi vendimin e Shkallës së Parë. Nga burg ju çua në dënim me kusht. E drejta për ushtrimin e profesionit ju hoq për 6 muaj.

Atë s’e kanë dënuar 2 vjet se ka vjedhur, por se ka bërë injektim të pakujdesshëm. Ka një ligj sesi ekzekutohen vendimet penale. Prokurori i Lushnjes ka bërë urdhër për ekzekutimin e vendimit. Ky urdhër ka shkuar nga prokurori tek drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës.

Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë përpilon një shkresë tjetër dhe i dërgohet Besnik Brahimajt, ku këshillohet që të merren masa për pezullimin e licencës së mjekut Sami Osmani për 6 muaj. Ky mjek duhet të fillonte punën në datën 26 dhjetor”, tregoi midis të tjerash Artur Çani.


Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close