03:03 | 01/04/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Familjet në Shqipëri nuk kreditohen as sa gjysma e mesatares se Rajonit

08:48 | 20/12/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Në 2050 Shqipëria me 86.5% të popullsisë në qytet

Familjet në Shqipëri nuk janë kredituar nga bankat as sa gjysma e rajonit ndërkohë që ky tregues në vendet e rajonit dhe të tjera në tranzicionështë 20-35 % e PBB-së.

Fondi Monetar Ndërkombëtar në një studim për “Thellësinë Financiare” në Shqipëri, referon se në vitin 2017 kredia ndaj individëve nuk është më shumë se 13 për qind e PBB-se.

Fondi sqaron se kreditimi i ulët për ekonomitë familjare të Shqipërisë reflektoi një model bankar të fokusuar në kreditë e mëdha të korporatave dhe nga ana tjetër çështjet titujve të pronësisë mbi tokën penguan përdorimin e tyre si kolateral. Më tej Fondi thekson se të ardhurat nga emigrantët qenë një burim i madh financimi për ndërtimin e banesave. Megjithatë së fundmi bankat kanë filluar të zgjerojnë kredinë e individëve për të diversifikuar portofolet e tyre.

Nga ana tjetër kreditimi i individëve është penguar edhe mungesa e fondeve afatgjata që disponojnë bankat. Meqenëse depozitat afatshkurtra janë burimi kryesor i financimit për bankat, mundësia për të dhëna kredi afatgjatë në monedhën vendase është e kufizuar.

Bankat e huaja mund të përmirësojnë kreditimin e individëve nga fondet e bankave mëmë, por ato nuk janë duke përdorur më këtë instrument për shkak të rreziqeve që vijnë nga kursi i këmbimit.

Fondi sugjeron se promovimi i financimit afatgjatë në monedhës vendase, duhet të zhvillohet nëpërmjet njëreforme tëgjerë institucionale.

Nga ana tjetër, sistemi jobankar është relativisht i pazhvilluar dhe ofron hapësirë ​​të kufizuar për financim afatgjatë.

Kredia është e lidhur ngushtë me konsumin dhe ndikon në frenimin e investimeve. Vlerësimet e Fondit tregojnë se nëse kredia bie me 1%, efekti i saj në rritjen e ekonomike është (-0.2.%)

Sipas analizës së FMN, niveli i ulët i kredisënë sektorin privat shpjegohet me të ardhurat të ulëta, informalitet të lartë dhe pengesa institucionale. Një pengesë e rëndësishme institucionale lidhet me zbatimin e kontratave dhe mbulimin e kolateralit. Gjithashtu, mungesa e vlerësimit të kredive në regjistrin e kredive dhe informacioni i ngushtë për huamarrësit kontribuojnë në depërtimin e dobët të kredisë.

Shqipëria historikisht ka pasur një përhapjet të ulët të shërbimeve bankare, edhe si rrjedhojë e trashëgimisë komuniste, por edhe tani gati tre dekada në ekonominë e tregut shqiptarët nuk kanë raport të mirë më shërbimet financiare pasi vetëm 20 për qind e tyre kanë një llogari bankare në raport me vendet e tjera të rajonit 50 për qind popullsisë mbi 15 vjeç e ka një llogari në bankë./monitor/

 

Etiketa: familjetgjysmane shqiperinuk kreditohen
Pas

Dita e Solidaritetit Njerëzor, Meta: Të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe

Para

E tepron Erion Veliaj! Ç’iu vë nxënësve që priti në takim (FOTOT)

Para
E tepron Erion Veliaj! Ç’iu vë nxënësve që priti në takim (FOTOT)

E tepron Erion Veliaj! Ç’iu vë nxënësve që priti në takim (FOTOT)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

“Çfarë e sëmuri Bethovenin”, ADN-ja e tij jep disa përgjigje

Akuzohen për trafik qeniesh njerëzore/ Andrew Tate dhe vëllai i tij lirohen nga burgu pas 3 muajsh, vendosen në arrest shtëpiak

10 arsye pse qeni është miku më i mirë dhe besnik i njeriut

Stormy Daniels e gatshme të përballet në gjyq me Donald Trumpin: Unë e kam parë atë të zhveshur, nuk ka mundësi që ai të jetë më i frikshëm me rrobat e tij

Imazhi i shqiptarëve të diasporës në Itali, flet Artur Rexho: Jemi plotësisht të integruar, rastet e vrasjeve dhe dhunës janë sporadike

Rusia lëshon bomba në përvjetorin e rimarrjes së qytetit të pushtuar të Ukrainës nga Rusia

“Kam përgatitur spektakël për këtë muaj”, Olta “kërcënon” Luizin: Do e bëj që të mos çohet nga krevati

Mesazhi i koduar i Shakirës, fansat besojnë se është ‘tallje’ për partneren e re të Pique

“Luizi ka tentuar të kryejë vetëvrasje”, Olta: Di vetëm të viktimizohet prandaj e ka treguar këtë fakt

Zvicër/ Dy trena dalin nga shinat si pasojë e stuhisë, 12 të plagosur, një në gjendje të rëndë

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.