Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Falsifikonin dokumentat, dënohen me burg 5 zyrtarët e hipotekës (EMRAT)

Është dhënë dënimi për 5 zyrtarët e Hipotekës së Korçës të cilët akuzohen për falsifikim dokumentash pasi janë denoncuar nga qytetarët se janë pajisur prej tyre me çertifikata fiktive pronësie.

Në total ata janë dënuar me 5 vite e 4 muaj ndërsa akuzat që janë provuar ndaj tyre janë ‘shpërdorim detyre dhe ‘falsifikim dokumentash’

Të dënuarit janë:
Erisild Gorari, i akuzuar për falsifikim dhe shpërdorim detyre i dënuar me 3 vite burgim.
Arsidesa Hysa, e akuzuar për falsifikim e dënuar me dy vite burgim.
Erjon Arif, i akuzuar për falsifikim, dënuar me dy vite burgim.
Eriston Ziu, për falsifikim, dënuar  me 1 vit burgim
Andrea Zallemi, i akuzuar për falsifikim i dënuar me 4 muaj burgim

Të gjithe këta shtetas kanë qenë të punësuar në Hipotekën e Korçës ku në  bashkepunim me njëri-tjetrin kanë prodhuar dokumenta fikteve.

‘Fabula’ e këtij bashkepunimi qëndron tek qytetarët të cilët shkonin për të rregjistruar pronat e tyre dhe janë pajisur me çertefikata fiktive dhe për pasojë kanë mbetur të pa regjistruar në sistem në për shkak të dokumenteve që u janë dhënë.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *