Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe Gjitha

Falsifikoi formularin e dekriminalizimit, gjykata jep vendimin për Elvis Roshin: Vetëm 60 orë punë të detyruar…

Gjykata e e Tiranës ka dënuar ish-kryebashkiakun socialist të Kavajës Elvis Roshin  me 60 orë punë në interes të publikut për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit.

Ndërkohë, Prokuroria kërkoi 7 muaj e 15 ditë burg, kërkesë e cila u pranua, por iu ul një e treta e dënimit pasi pranoi akuzën dhe përfitoi gjykim të shkurtuar.

Pala mbrojtese kërkoi qe ish kryebashkiaku te dënohet me punë me interes publik. Vet Roshi ishte dakort me kerkesën e avokatit te tij Maks Haxhia.

“Plotësimi i gabuar i formularit ka ardhur për shkak të neglizhencës”, është shprehur Roshi.

Në formularin e dekriminalizimit, Roshi kishte shënuar se nuk kishte patur precedentë të mëparshëm penalë, por pas verifikimit qe beri Prokuroria, rezultoi se kishte patur disa masa sigurimi, ndalime dhe dëbime në Itali, Zvicër dhe Gjermani. (B.H/Faxweb)

 

 

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.