AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Falenderoj ish-ministrin socialist për mbështetjen”, Presidenti: Kam shumë më tepër vërejtje për Ilir Metën në të kaluarën

Presidenti Ilir Meta ka falenderuar ish-ministrin socialist, Elmaz Sherifin mbështetjen publike që i jep kauzës së tij në mbrojtje të Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese, si çështje që sipas Kreut të Shtetit, është e të gjithë shqiptarëve pa asnjë dallim.

Sipas Presidentit, sa i përket vërejtjeve që ka ndaj Ilir Metës në të shkuarën “e siguroj se unë kam shumë më tepër vërejtje për Ilir Metën në të kaluarën”.
Reagimi i plotë:

Falenderoj ish-ministrin socialist, juristin e njohur z.Elmaz Sherifi për mbështetjen publike që i jep kauzës së Presidentit të Republikës, në mbrojtje të Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese, si çështje e të gjithë shqiptarëve pa asnjë dallim.
Përsa i takon vërejtjeve që ka ndaj Ilir Metës në të shkuarën e siguroj se unë kam shumë më tepër vërejtje për Ilir Metën në të kaluarën.
Por e falenderoj që e kupton shumë drejt se në 2 mars bëhet fjalë vetëm për të ardhmen e Shqipërisë.
Nuk ka Kushtetutë pa Gjykate Kushtetuese me integritet.
Mbi Kushtetutën qëndron vetëm populli dhe Zoti!
Presidenti i nënshtrohet vetëm vullnetit të tyre!
Nuk ka Shqipëri pa shqiptarë!
Mirësevini të gjithë në 2 mars! 🇦🇱

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *