Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Super demagòg dhe injòrant”, Fadil Maloku: Rama erdhi në Prishtinë për të rregulluar imazhin, e tùrpshme që foli për kufijtë dhe veshi antiplùmb

Sociologu Fadil Maloku ka komentuar në një lidhje me skype me gazetarin Rezear Xhaxhiu në emisionin e tij Pasdite me Xhaxhiun në Fax News, vizitën e kryeministrit Edi Rama në Prishtinë dy ditë më parë, teksa e ka konsideruar të panevojshme, pasi vendi fqinj po përballet me 3 pandemi njëkohësisht.

Maloku ka cekur edhe temën e veshjes sipas tij të Ramës me anti-plumb ndërsa e konsideron të turpshme një veprim të tillë duke shtuar se ai bëri një përpjekje të forconte pozitat e tij të rëna me anë të nacionalizmit.

Maloku e ka akuzuar Ramën për mënyrën se si po qeveris në vendin e tij, ndërsa e ka quajtur demagog dhe injorant.

“Ardhja e tij në këto momente kur Kosova është e plandosur nga tri tipe pandemisë, ajo e koronavirusit, pandemia politike dhe ekonomike. Mysafiri është një llojn përçarësi dhe konsideroj se Rama në këro momente nuk është dashur të vijë për shkak të shumë rrethanave. Përmendi kumarinë për idenë e shkëmbimit të territoreve. Shihet se ka ardhur të shes vëllaut të vogël dush për gola. Përcjell rrethanat dhe gjendjen jo vetëm në rajon, autoriteti i tij i rrënuar nati-shqiptar, u mundua të rikonsolidojë përmes nacionalizmit të vonuar.

Edi Rama është një person që me dekoret anti-plumb, kjo është një çmenduri e skajshme dhe e paprecedent. Të përmedësh në mes të Prishtinës dhe të mbrosh idenë e kufijve dhe mini shengenit që është një ide e Serbisë së Madhe. Serbia ka problem që janë të natyrës gjeo-politike dhe gjeo-ekonomike. Jemi të lodhur e plandosur nga këto 3 pandemi nuk me duket e arsyeshme kjo vizitë.

Ardhja e tij ishte vetëm një lloj protagonizmi që ka për qëllim të forcojë rolin e tij i cili është në rënie. Ai ka probleme në vendin e tij, kla një lloj domokrature në Shqipëri, përdoren situatat dhe mekanzimat e demokracisë për të ndërtuar demokracinë. Kishte qëllim riparimin e imazhit se sa për një porosi, ai është një super demagog që ia kanë lakmi edhe politikanë të tjerë. Është shumë injorant i cili në momentin më delikat t’ju flasësh për kufijtë qytetarë të Kosovës, plus ti bësh avokati presidentit Thaçi përmes atdhetarizmit dhe patriotizmit, ai shihet se e ka humbur rrugën në oborr. Duket se përpjekjet e tij janë djallëzore nuk janë të sinqerta”, tha Maloku.


(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *