Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashTe FunditTe GjithaTeknologji & Kuriozitete

Facebook merr vendimin: Ngrihen reklamat e të gjithë fushatave elektorale para zgjedhjeve presidenciale

Facebook ka njoftuar se do të ngrijë të gjitha reklamat e fushatave elektorale 7 ditë para zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, të cilat do të mbahen më 3 Nëntor. Sidoqoftë, firma akoma do të lejojë që reklamat ekzistuese të vazhdojnë të promovohen dhe synojnë përdorues të ndryshëm.

Shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg ka zbuluar këtë vendim me një postim në Facebook. Ai tha se ishte “i shqetësuar” për mosmarrëveshjet në vend që mund të çojnë vendin në trazira civile. Zuckerberg shtoi se Facebook do të etiketojë gjithashtu postimet nga kandidatët që përpiqen të deklarojnë fitoren para se të numërohen votat.

Rrjeti social është përballur me kritika për lejimin e reklamave politike që të “mikro-shënjestrohen” në platform në mënyrë që të shihen vetëm nga komunitetet e vogla.(A.M/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *