Gjykata e Posaçme e njohur si GJKKO, i kërkon ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, që të ndryshojë disa nene të aktit normativ Operacioni Forca e Ligjit, e njohur si OFL, për sekuestrimin e pasurive.
Sipas shkresës që Fax news disponon, gjyqtarët e GJKKO-së, i kërkojnë ministres që të gjykojnë masa sekuestro apo konfiskimesh të personazheve që janë dënuar për vepra penale që i kap krimi i Organizuar, pasi shumica e këekesave që kanë mbërritur në gjykatë për sekuestrim pasurie janë të dënuar për vepra penale të zakonshme.
Gjyqtarët kanë dalë në përfundim se shumica e kërkesave janë jashts juridiksionit të SPAK, dhe e gjitha kjo sjell zvarritje të këtyre çështjeve dhe më pas shfryrje të tyre.
Ndryshe nga sa u tha fillimisht se OFL do të shkrihet në Janar të këtij viti, ministri Lleshaj tha se pritet që të bëhet zgjatja e afatit të aktit normativ.
I krijuar në shkurt të këtij viti me afat të përkohshëm, akti normativ përcaktonte përfundimin e detyrës së task forcës në 1 janar 2021 ( por që lihej mundësia e rinovimit). Pas 9 muaj ‘aksion’, OFL nuk ka dhënë rezultate konkrete pasi s’ka ende asnjë pasuri e konfiskuar.
(E.K/Faxweb.al)