Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Është një gjellë që të gjithë e pështyjnë”, Artur Çani shpërthen ndaj Ramës: I ka të gjithë kundër

Gazetari Artur Çani e quajti kryeministrin Edi Rama një gjellë që nuk e ha më asnjeri, por të gjithë e pështyjnë. Duke folur nga protesta e gazetarëve për “FaxNews”, Çani deklaroi se Edi Rama i ka të gjithë kundër dhe theksoi se ai është në fazën e fundit të tij.

Ai veçoi edhe figurën e ish-kryetarit të AKEP, Ilir Zela që u dorëhoq nga posti. Sipas Çanit, Zela duhet të jetë simbol i kësaj proteste.

“Për këtë ligj është diskutuar aq shumë saqë s’kanë mbetur më gjëra për të thënë. Unë kam dy gjëra për të evidentuar, e para më ka bërë përshtypje që ketu lënë në harresë atë që duhet të ishte simbol, Ilir Zela, që ishte drejtor i AKEP. Ky është një akt i madh, kjo ka ndodhur vetëm një herë në kohën e diktaturës. Sot jemi në pragun e një diktature si atëhere.

Sa i takon qeverisë, unë jam kundër që të ketë një qeveri që të rregullojë median. Nuk e kam besimin, kam zero besim tek ajo qeveri. Ai është një gjellë që nuk do ta hajë më asnjeri, të gjithë e pështyjnë, meqë na quan kazan.

Rama është në fazën e fundit, është në fazën KÇK. Ai ka një vështirësi sot, i ka të gjithë kundër, përveç atyre mediave që ai i ka blerë. Mediat kombëtare nuk janë këtu, ku janë? Ky është turp”, deklaroi Artur Çani.

(M. I./ Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *