Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


Te FunditTe Gjitha

“Është në shkelje të plotë të ligjit, pse vazhdon të punohet?”, avokatja reagon ndaj heshtjes së institucioneve për “Velierën”

Pavarësisht vendimit të Gjykatës së Apelit, betonizimi në kuadër të “Velierës” vazhdon ende. Ky shqetësim i qytetarëve, Shoqërisë Civile ngrihet sërish nga avokatja Mireja Jorgo, e cila e ndjek prej disa muajsh tashmë këtë çështje.

Ajo ngre shqetësimin se pavarësisht projektit që është në shkelje të plotë të ligjit, asnjë nga Ministria e Kulturës nuk flet ndaj shkeljeve që vazhdojnë pavarësisht vendimit të gjykatës.

“Të sfidosh vendimet e gjykatës, nuk përbën trimëri”, shprehet avokatja Jorgo.

Reagimi i avokates Mirela Jorgo:

“Fitore tjetër e betejës ndaj projektit Veliera. Gjykata e Apelit Durrës ka vendosur që në 27. 03. 2017 të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Projekti Veliera në shkelje të plotë të ligjit. Asnjë nga institucionet përgjegjëse të Ministrisë së Kulturës nuk flet por heshtin ndaj gjithë këtyre shkeljeve dhe nuk prononcohen çfare do të vendosin. Po pse vazhdohet të punohet akoma??!! Të sfidosh vendimet e gjykatës nuk përbën trimëri.”

(XH.A/SHUPLAKA)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1673″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *