Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Është koha e së vërtetës”, PD akuzon Edi Ramën: Qeveris me 2 të shpallur “non grata’ në SHBA

Sekretari i për çështjet ligjore në Partinë demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se Edi Rama qeveris me 2 persona të shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Bardhit, tani është koha të që shqiptarët të shpallin non grata Edi Ramën ndërsa thekson se partnerët e Shqipërisë e refuzojnë këtë model politik.

Reagimi i plotë:

SHBA ka shpallur botërisht si të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar dy prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Edi Ramës. Në vend që të jetë në një linjë me partnerin tonë strategjik, Edi Rama ka graduar Tom Doshin dhe Vangjush Dakon, si mëkëmbësit e tij në Shkodër e Durrës.

Boll më me propagandë! Është koha e së vërtetës! Partnerët tanë e refuzojnë modelin që mban në këmbë Qeverinë e korruptuar të Edi Ramës: vjedhjen e pronës publike, vjedhjen e qytetarëve dhe vjedhjen e zgjedhjeve.

Tani është koha që shqiptarët të shpallin non grata Edi Ramën!

Mirënjohje Shteteve të Bashkuara të Amerikës për betejën e përbashkët për pastrimin e politikës shqiptare nga krimi dhe korrupsioni. Qeverisja e mirë dhe e ndershme, në shërbim të njerëzve të zakonshëm, është vlerë amerikane dhe europiane.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *