Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka qëndruar i prerë mbi vendimin e tij për çështjen e Presidentit në Kosovë.
Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se Vjosa Osmani nuk do të marrë asnjë vote për presidente të Kosovës nga PDK-ja pasi është një figurë përçarëse dhe nuk përfaqëson unitetin e popullit. Hoxhaj është shprehur se Osmani nuk është e denjë për pozitën e Presidentes, pasi përfaqëson vetëm interesat e një partie dhe jo të të gjithë popullit.
Postimi i plotë:
Partia Demokratike e Kosovës nuk ka votë për Vjosa Osmanin për presidente të ardhshme të Kosovës. Ajo është treguar një figurë përçarëse, aspak përbashkuese dhe nuk e përfaqëson unitetin e popullit. Duke qenë e motivuar partiakisht dhe që pëfaqëson interesat e vetëm një partie dhe liderit të saj, znj. Osmani nuk mund të jetë aspak e denjë për pozitën e presidentes. PDK-ja nuk do ta tradhëtoj besimin e votuesve të saj. Ne jemi partia e vetme në opozitë që do ta ballafaqojmë deri në fund pushtetin e ri, do t’i përfaqësojmë qytetarët e Kosovës dhe do ta mbajmë përgjegjëse për çdo premtim e vendim. PDK sikurse e kemi thënë gjatë zgjedhjeve, do të jetë fronti i vetëm politik në Kosovë kundër boshtit populist të përfaqësuar nga z. Kurti.
(E.H/Faxweb.al)