Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


BotaFlashJetë dhe stilTe FunditTe Gjitha

Është e vështirë të jesh shofer, si e pësoi çifti shqiptar në Gjermani

Kohët e fundit në lajme kanë mbizotëruar aksidentet automobilistike për shkak të humbjes së kontrollit të mjetit.

Përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të mjetit, konsumi i alkolit apo thjesht fakti që nuk i kushtojnë rëndësi timonit pasi mendojnë se është diçka shumë e thjeshtë, kanë bërë që të humbin jetën shumë njerëz.

Mirëpo të qenit shofer ka të bëjë dhe me orintimin, të dish ku të shkosh.

Një çift shqiptar përfundoi 700 kilometra larg objektivit pasi I besoi një navigator të vjetër.

Sipas DPA, çifti ishte nisur me makinë për të shkuar te vajza në Gjermani.

Por ata e kishin humbur destinacionin, duke shkuar 700 kilometra larg objektivit.

Një banor i zonës ka pikasur çiftin që dukeshin krejt të humbur dhe ka alarmuar policinë.

Këta të fundit kanë mbërritur dhe kanë kuptuar gabimin.

Çifti duhej të shkonte në Kappeln, por në fakt në Gjermani janë dy qyteza me këtë emër.

Pasi morën udhëzimet nga policia, ata u nisën në rrugën e duhur.

(F.M/Faxweb)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *